LAJMI I FUNDIT

“Çmimi i energjisë do të katërfishohet pas vendimit të qeverisë”- Grida Duma pas gafës së Ramës: Ti kap ç’të kapësh, e ke në rregull!

14:56 - 08.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka bërë një gafë në përllogaritjen e çmimit të energjisë këtë të enjte, duke thënë se në çmimin 9.5 lekë për kë/orë është e përfshirë TVSH-ja, ndërkohë që tatimi në të vërtetë nuk është i përfshirë.




Pas këtij gabimi, ka reaguar edhe deputetjae Partisë Demokratike, Grida Duma, e cila thekson se ekspertët parashikojnë që çmimi i energjisë elektrike do të rritet katërfish pas vendimit të qeverisë mbi paketë e ndihmës.

Reagimi i Dumës:

Ti kap ç’a të kapësh e ke në rregull!!

Po t’a kanë kanë kap të gjithë që kur të del llogaria keq varesh tek “7 x 7”!!

Nuk ke faj se nuk llogarit gjë më vetë, merr një makinë llogaritëse, dhe shumëzo siç e shkruan vetë çmimi i mbrojtur është 9.5 lekë me tvsh deri 800 këh.

800 kwh x 9.5 leke me tvsh = 7600

Po a ke një tabelë shumëzimi për familjarët që mbi 800 këh do paguajnë 4.4 herë më shumë!!!

Ekspertët, gazetarët, madje dhe vetë ministria e tij e linjës përllogarisin që çmimi i energjisë do të katërfishohet pas vendimit të qeverisë!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.