AKTUALITET

Dëbimi i diplomatëve iranianë, Këshilltari i Sigurisë së SHBA-së telefonon Ramën: SHBA në krah të Shqipërisë

18:02 - 08.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, Jake Sullivan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, pas vendimit për të dëbuar diplomatët iraniane nga vendi ynë, pas dyshimeve se mbrapa sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shqiptare qëndron Irani.




Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sullivan ka mbështetur kryeministrin Rama dhe Shqipërinë në vendimin e marrë sëfundmi.

Sipas asaj që shkruan zyra e shtypit e “Shtëpisë së Bardhë”, SHBA do të vijojë të qëndroje në krah të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s por dhe si aleat i rëndësishëm, në sigurinë dhe luftën kundër çdo lloj agresioni.

“Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan foli sot me kryeministrin Edi Rama të Shqipërisë për të shprehur mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për aleatin tonë në NATO pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik. Ata u zotuan të vazhdojnë të punojnë së bashku në përpjekjet e Shqipërisë për korrigjimin dhe masat e sigurisë kibernetike. Gjithashtu, z. Sullivan shprehu vlerësimin për pritjen bujare të Shqipërisë për shtetasit afganë që janë larguar nga Afganistani, shumë prej të cilëve ndihmuan përpjekjet e SHBA-së atje. Ata diskutuan gjithashtu partneritetin tonë të vazhdueshëm për çështjet rajonale dhe globale, duke përfshirë NATO-n”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.