Kryesore

“Irfan Hysenbelliu ka punësuar mijëra njerëz!”, nënkryetari i PD-së: Sulmi në ‘Prestige Resort’, goditje ndaj medias së lirë

13:29 - 08.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i PD Luçiano Boçi, në fjalën e tij në seancës e sotme plenare në Kuvend nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.




Boçi u shpreh se e vetmja gjë që di të bëjë Rama është të dhunojë median e lirë, ndërsa u ndal edhe tek aksioni i paligjshëm i IKMT në “Prestige Resort”, të cilën e vlerësoi si sulm ndaj medias së lirë.

“Ti kishit dhënë statusin e investitorit strategjik, kujt nuk ia keni dhënë.  E kanë marrë lloj-lloj rishtarësh dhe jo më një biznesmen. Kjo duket qartë që është goditje e lirisë së medias. Jo më kot shumë nga pushtetarët sot nga qeveritarët kanë akses ndaj bizneseve kundrejt shantazhit. Pamjet brutale të ‘Prestige Resort’, nuk ishin rrufe në qiell të pastër.

Ajo që s’puthet kafshohet dhe radhën për t’u kafshuar e kishte dora e Irfanit. Mos harroni gazetarë që u mbyllën emisionin me urdhër të Ramës dhe mos harronin dhunën që kanë pësuar gazetarët nga Rama. Të gjitha këto raste dëshmojnë dashurinë e Ramës për të sulmuar gazetarët. Ju folët këtu se ne si opozitë kemi vështirë në leximin e kateve tuaja, por kam frikë se këtë duhet të bëni ju.

Shqetësimi im është për goditje ndaj medias së lirë, sa për ata që bëjnë pastrim të parave jeni ju dhe kryeministri juaj që jo vetëm që nuk i gjobisni, por jepni para. Nuk mundesh t’i Irfanin ta kafshosh dhe Mërtirin ta puthësh. Klientët afër jush që ju shërbejnë i puthni. Këtë përgjigje për këtë kërbaç keni për ta marrë së shpejti”, tha Boçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.