Kryesore

Ironizoi opozitën, por mbrojti hotelin e Dash Pezës/ Zheji për deklaratat e Ramës: Sulm ndaj linjës editoriale, operacion politik

15:48 - 08.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Artur Zheji ka komentuar në “Opinion” deklaratat e Ramës për deputetët e opozitës të cilët folën në mbrojtje të Prestige Resort.




Në studio u kujtua dhe qëndrimi i tij dhe grupit parlamentar për mbrojtjen e hotelit të ish-deputetit Dash Peza. Zheji tha se sulmi ndaj Prestige Resort, nuk është sulm ndaj pronarit, por botuesit dhe linjës editoriale.

Rama sot ironizoi opozitën që protestoi për atë që ndodhi dhe të gjithë e panë në Prestige Resort..

Zheji: Këto janë probleme jo politike, janë probleme të nivelit të perceptimit personal. Ai ka bërë opozitë me qeverinë e vetë kur ishte kryetar i bashkisë. Është i vetmi personazh politik që ka marrë një sopatë në dorë për të hapur territorin e një rruge rrëzoi një shtyllë elektrike, dha një model. Kemi dhe një kryebashkiak më vonë në Lituani, që mori një tank dhe hipi me tank mbi makinat e parkuara gabim.

Në fillimet e veta ai ka qenë një opozitar dhe brenda qeverisë së vet, kontroversal. Ai është pjesë e opozitarizmit, tani tallet se mendon se do jetë përjetësisht në pushtet, ky është iluzion.

Ju e njihni z. Rama dhe ai sot ironizoi opozitën sepse protestoi për Prestige Resort, ndërkohë që në 2009, ai çoi në këmëbë grupin parlamentar kur u prish hoteli i Dash Pezës, nuk janë pak kontradiktore këto?

Këto janë shumë kontradiktore, por fakt është që fatkeqësisht populli nuk e ka memorien e mirë. Kanë kaluar 13 vjet, populli ka harruar. Kjo është një gjë shumë e qartë. Sulmi ndaj Prestige Resort mendoj që është një sulm ndaj botuesit dhe jo ndaj pronarit të Prestige Resort dhe kur themi botuesit, themi linja editoriale. Ky është një ekuacion shumë i qartë dhe shumë deputetë të opozitës dhe shumë autoritete të mediave kanë qenë në një zë për këtë gjë që sulmi nuk ka qenë ndaj një muri pa leje, por ka qenë i drejtuar për të çuar në hullinë e vet një linjë editoriale ndaj të cilës kryeministri nuk ka kontroll. Pra, është një operacion politik, i maskuar me një operacion ambiental.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.