LAJMI I FUNDIT

“Makbeth i çështjes shqiptare në kancelaritë europiane!”, Berisha: Pasi dështoi me projektin e ndryshimit të kufijve, Rama ndërmori projektin e Ballkanit të Hapur

13:05 - 08.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot në parlament, ku diskutohet akti normativ për simbolet kombëtare, që thotë se flamuri europian duhet të jetë pranë atij kombëtar në institucionet shqiptare.




Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për projektin, sipas tij, të ndryshimit të kufijve dhe se zgjodhi Beogradin para Brukselit.

“Edi Rama me shpejtësi me udhëtimin e tij në Beograd, përmbysi këtë raport, përçau e klasës politike, mbështetjen e projekteve të Sorosit, të shkëmbimit të territorit dhe de facto zhbërjen e Kosovës së pavarur.

Shqipëria në vend se të përqendronte të gjitha energjitë e saj drejt Brukselit, i përqendroi drejt Beogradit. Edi Rama pasi dështoi me projektin e ndryshimit të kufijve, ndërmori projektin e Ballkanit të Hapur.

Mos harroni se pas asaj firme tradhtare të asaj aleance trilaterale që Vuçiç do e quante krijimi i Jugosllavisë së vjetër plus Shqipërinë, ata paraqitën hartën e Ballkanit ku Kosova ishte fshirë. Të njëjtën hartë e publikoi Rama në facebook-un e vet. Shëtiti me hartat si një shtrig i vërtetë, si një Makbeth i çështjes shqiptare, në kancelaritë europiane krahas kësaj, i kundërvuri Ballkanin e Hapur projektit të Berlinit.

Shqiptarët i janë mirënjohës përjetë Merkel për dy arsye, e para se krijoi procesin e Berlinit, i cili mbajti gjallë për rajonin tonë frymën e integrimit. Së dyti hodhi në kosh çdo hartë të copëtimit dhe ndryshimit të kufijve. Pra ëndrra jonë europian udhëtoi drejt Beogradit. Kjo ëndërr u shua në Shqipëri me shndërrimin e shtetit ligjor në narkoshtet. Me lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin”, deklaroi Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.