LAJMI I FUNDIT

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin/ Taulant Balla: Ishte e vështirë, por u konsultuam!

13:00 - 08.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria, vend i NATO-s me efekt të menjëhershëm ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin të mërkurën (07.09). Këtë  e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë.




Ai e argumentoi këtë vendim të qeverisë shqiptare me “prova të pakundërshtueshme”, sipas të cilave pas sulmeve masive kibernetike më 15 korrik ndaj institucioneve shqiptare fshihet Irani.

Këto sulme kanë synuar që të paralizojnë institucionet shtetërore të Shqipërisë. Edhe SHBA konkludon se përgjegjës për sulmin kiberbetik ndaj Shqipërisë është Irani.

Shtëpia e Bardhë në një reagim të saj e quan përgjegjës Teheranin për këtë sulm kibernetik kundër një aleati të NATO-s.

Duke folur në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka theksuar se ky ishte një vendim i vështirë por i duhur dhe i konsultuar me shumë vende partnere.

“E kemi konsultuar për disa ditë me radhë me partnerët tanë. Ata kanë reaguar që më datën 15 korrik. Ku Shqipëria ishte objektiv i një agresioni kibernetik. U godit edhe Britania e Madhe. Dhe u paralizua i gjithë transporti dhe i gjithë rrjeti e infrastruktura e vendit. Shqipëria më 15 korrik u godit nga një sulm i sofistikuar që kishte për qëllim asgjësimin e bazës së të dhënave po dështoi në mënyrë të suksesshme. Në zyrat e shqupit filluan konferencat. Dhe kritikuan qeverinë. Po sot ca u thoni. Ishte vendim i vështirë. Por ishte si pasojë e një hetimi të thellë dhe rezultoi se një ndër 4 grupet e përfshira në atë sulm ka qenë edhe në sulme të tjera në vende si Arabinë, Izraelin, Emiratet e Bashkuara, Jordaninë.” tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.