Kryesore

Paketa kundër krizës, Rama: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800 KWH, kush harxhon më shumë paguan mbi çmimin e mbrojtur

13:51 - 08.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish paketën kundër krizës që qeveria prezantoi sot, duke iu përgjigju akuzave të deputetes demokrate, Grida Duma. Kjo e fundit tha se kush shpenzon më shumë se 7600 lekë në muaj energji do të ketë një faturë 4.4 herë më të lartë.




Në Twitter, Rama ka shpërndarë postimin e deputetes së PD dhe shkruan se 7×7 nuk bëjnë 42 dhe 800 kwh prodhojnë një faturë 9120 lekë dhe se kush do harxhojë më shumë do paguajë çmimin 42 lekë me TVSH.

“Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800këh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kë mbi 800-ën  nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh!

Sot janë vetëm 4% e konsumatorëve që shpenzojnë mbi 800kwh dhe marrin 19% të konsumit energjitik të familjeve! Ne besojmë se kjo masë do të nxisë kursimin e nga ana tjetër do t’i detyrojë më të pasurit të paguajnë më shumë, në këtë kohë krize kur ata janë edhe më pak të prekurit!”, shkruan Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.