LAJMI I FUNDIT

“Qeveri spekulantësh”/ Jorida Tabaku rrëzon propagandën e Ramës: S’ka asnjë paketë antikrizë. Janë 50 mln euro rutinë dhe nuk përfiton asnjë grup!

12:10 - 08.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PD Jorida Tabaku, në seancën e sotme plenare është treguar kritike ndaj paketës antikrizë të prezantuar ditën e sotme nga qeveria.




Tabaku theksoi se nuk ka asnjë paketë të tillë dhe se sot janë 50 mln euro rutinë për të cilët nuk përfiton në mënyrë të qëndrueshme asnjë grup.

“Sa herë që ka një krizë kjo qeveri nis e ankohet. Ndodhi pandemia filluar ankesat edhe në luftën në Ukrainë. për çdo gjë që ndodh në këtë vend e ka fajin opozita. Kujton akoma se është kryetar bashkie. Na drejtohet ne sikur e kontrollojmë ne territorin. E dëgjuat që pranoi që kët viti qeveria shqiptare nuk ka paketë, është ndryshim normal buxheti, ato qindra pensionistë që dëgjuat,  në vetvete e gjitha është 50 mln euro. I indeksuan dy herë pensionet, duhet t’ja shpjegojë dikush. Qeveri spekulantësh. Përse sot të ardhurat që vijnë nga rritja e çmimeve , sot nuk shkojnë për ekonomi. Përmendi Zvicrën e Gjermani dhe i shkon goja po ke burgu, por gjermania ka paketë mbështetëse 6.5 mld. A e dëgjuat të thotë ndonjë gjë për klubin e oligarkëve, apo për karburantet. Janë të gjitha politika rutinë…Nuk ka paketë sot janë 50 mln euro rutinë për të cilët nuk përfiton në mënyrë të qëndrueshme asnjë grup”, tha më tej Tabaku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.