AKTUALITET

Spiropali i kthehet Berishës: E ke humbur betejën para pasqyrës, aleati yt flet përçarët

18:21 - 08.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja për Shtetin dhe parlamentin, Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur kryetarit të PD-së, Sali Berisha.




Ajo tha se Berisha e kishte humbur betejën me shqiptarët, ndërsa ironizoi dhe Ilir Metën.

“Parafolësi përmendi Fondanelin, por nuk përmendi atë tjetrën, atë më të bukurën; lufto në jetë për atë që beson. Mund të humbësh betejat, por jo betejën përpara pasqyrës. Zotëria i ka fituar të gjitha betejat, por para pasqyrës e ka humbur. Betejën para shqiptarëve e ka humbur me kohë. Për tu kthyer te kjo punë për të cilën jemi mbledhur këtu, se më vjen çudi që disa kanë zhveshur rrobe banjë dhe kanë veshur pelerinat e revolucionit. Si për t’u kujtuar shqiptareve se revolucionet e tyre jo vetëm nuk mund të bëhen, por i kanë qeverisur shqiptarët në kufi të revolucionit. Jemi të vetëdijshëm se është një moment i vështirë dhe një vit i vështirë na pret. Kemi disa vite që përballemi me kriza, por një gjë se kemi bërë kurrë, si kemi braktisur njerëzit. Rezulton sot nga të dhënat që kemi, se parametrat makro-ekonomik janë ruajtur.

Pse ke e bën dorën ashtu? Ke ardhur nga Gjiri i Lalzit apo nga pishinat ku ishit? Kur mbjell erë, erë ke. Ke dhe një aleat që është duke folur përçart. Seç frikë ka dhe ç’flet, e di ai. Ju e keni frikën me pasqyrën, Ju i përgjigjen pasqyrues më duket. Shoh se po bën gati laptopin, por se ku të çon ajo mushkë. Ne kemi punën tona, jo vetëm do indeksojmë pensionet, plot 4 mld lekë”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.