AKTUALITET

Vasili publikon videon kur deputetët e PS shkonin në mbrojtje të hotelit të Dash Pezës: Sot lëshojnë ruspat e shkatërrojnë ç’gjejnë përpara

18:16 - 08.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka kujtuar vitin 2009, kur PS në opozitë dërgonte deputetë në mbrojtje të hotelit të Dash Pezës, një pjese e të cilit u prish.




Vasili ka publikuar edhe videon, ndërsa shkruan: “Këto thoshin dje hipokritet rilindas. Po sot e shihni vete si lëshojnë ruspat e shkatërrojnë ç ‘gjejnë përpara!”.

Mëngjesin e 8 dhjetorit 2009 një grup deputetësh të Partisë Socialiste tentuan të hyjnë me forcë në pallatin në qendër të Tiranës, në pronësi të kunatit të ish-deputetit të Partisë Socialiste Dashamir Peza, pallat që ishte shembur pjesërisht një ditë më parë nga Inspektoriati i Ndërtimit.

Deputetët socialistë u përleshën me forcat e policisë, të cilët u përpoqën t’i ndalojnë të kapërcenin shiritat rrethues dhe të hynin në ambientet e brendshme. Për disa minuta mes dy palëve u shkaktua incident për shkak se deputetët e Ramës, u shtynë e u përplasën me policinë në tentativë për të hyrë në objekt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.