LAJMI I FUNDIT

“Vendi i Shqipërisë është në BE”/ Presidenti Mattarella: Europa s’është e plotë pa Ballkanin Perëndimor! Keni rol kyç në…

11:43 - 08.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Italisë, Sergio Matarella gjatë konferencës së përbashkët me homologun Bajram Begaj gjatë vizitës në Shqipëri, ka deklaruar se Shqipëria e ka vendin e saj në Bashkimin Europian.




Europa sipas Matarellës nuk është e plotë nëse nuk do integrojë Ballkanin Perëndimor në Unionin Europian. Sipas tij Shqipëria ka një rol kyç në procesin e integrimit.

“Vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Europian! Europa nuk është e plotë nëse nuk integron Ballkanin Perëndimor. Shqipëria ka një rol kyç në këtë proces integrimi”, tha Metarella.

Duke folur për bashkëpunimin me Shqipërinë, Presidenti Italian tha se sipërmarrja italiane është e gatshme të shtojë bashkëpunimin për të rritur prezencën e saj në vendin tonë.

“Shqipëria dhe Italia janë partnerë strategjik të rëndësishëm, ka shumë kompani italiane që operojnë në Shqipëri. Sektorët më modern kërkojnë bashkëpunim dhe sipërmarrësit tanë janë gati të bashkëpunojnë sipas pikave që do paraqesë qeveria shqiptare. Përsa i përket Italisë, Shqipëria është një partner i rëndësishëm në Ballkan”, tha Presidenti Matarella.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.