Kryesore

“Vetëm 4% e qytetarëve konsumojnë mbi 800 kw/orë’/ Deputeti i PD replika me Ramën: Trego të vërtetën, janë 23%! Kryeministri: Çfarë ka ky që ulërin!

11:45 - 08.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme plenare në Kuvend u ndal edhe tek kriza energjetike.




Gjithashtu seanca është shoqëruar edhe debate për shkak se ka pasur ndërhyrje nga deputeti i PD Helidon Bushati i cili e ka quajtur kryeministrin gënjeshtar, pasi sipas tij nuk ka treguar të vërtetë, ndërsa Rama i kundërpërgjigj: “Çfarë ka ky që ulërin, injoranca nuk ka qenë argument.”

Pjesë nga fjala e Ramës: 

“Kërkoj ndjesë për ndërhyrjen në këtë moment, për shkak të protokollit të mikpritjes së presidentit duhet që të jem në Kryeministri. është e nevojshme që të nënvizoj një fakt. Që qeveria e Shqipërisë ka vendosur që të ndërtojë një qasje afatmesme që prej 1.2 milionë subjekte. Përfshirë edhe biznese sepse ne besojmë që është shumë e rëndësishme në afat të mesëm në vend me paketa afatshkurta. Sa i takon shpenzimit ky është më i madh se bëhet fjalë për një mbështetje. Më bëri përshtypje parafolësi (Alibeaj), nuk e di ku jetoni ju. Jam i bindur që nuk jetoni këtu. Jetoni në një planet tjetër emri i të cilit është mister. Nëse ka një gjë që shqetëson botën është rritja e çmimeve. Po kalon parashikimet e bëra. është situatë në të cilën shifrat tregojnë se Shqipëria e ka mbajtur inflacionin në një nivel që është më i ulëti në rajon. Pse? Sepse Shqipëria është i vetmi vend që ka vendosur të ndërmarrë një rrugë, fundi do e tregojë nëse është ambicie apo marrëzi, për të mos e prekur çmimin në faturat familjare. Për të qenë të qartë se për çfarë flasim sot, i them publikut. Piku i energjisë ishte 1040 euro, para krizës ka pasur maksimunimin e tij në 110 euro. Jemi 10 herë më lart seç ç’thonë ata që nuk dinë se çfarë flasin. Kur ka pasur edhe nivelin më të lartët të eskportit të energjisë nuk ka arritur Shqipëria nuk ka kapacitet për të mbuluar të gjithë nevojën vendase. Këtë e dinë të gjithë ata q dinë të bëjnë një aritmetikë të thjeshtë ndryshe nga aritmetika juaj. Sot që flasim mbulesa e garantuar për të mos lejuar që në faturën e qytetarëve që të mos dali ajo reale është 330 mln euro të shpenzuara. Ndërkohë ne do të veprojmë me një riindeksim për herë të parë në histori. Do të ketë një riindeksim për pensionistët që do të jetë efektiv që në muajin shtator. Indeksimi është në 9.3 % dhe mbulon të gjithë rritjen e ardhur nga inflacioni në shportën e pensionistëve dhe është aty për të qëndruar dhe riparë nëse kurba e inflacionit o të rritet. Do të ketë ndërhyrje dhe mbështetje për familje në nevojë. Do të bëjmë një ndërhyrje edhe për riindeksimin për persona me aftësi të kufizuar dhe një mbështetje për energjinë. Do të rrisim pagat për dy grupe që nuk kanë pasur rritje. Policia e Burgjeve dhe administrata ka nevojë për rritje pagash.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.