AKTUALITET

Monika Kryemadhi: Inceneratori i Tiranës është vendi i krimit nga mafia në pushtet!

20:57 - 09.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës së 13 shtatorit, që do të zhvillohet në inceneratorin e Tiranës.




Me anë të një postimi në Facebook, ajo shprehet se “Inceneratori i Tiranës është vendi i krimit nga mafia në pushtet! I faktuar me prova në SPAK”, ndërsa publikon edhe spotin e protestës.

Sipas saj, ndërkohë që qytetarëve i vendoset fasha e përdorimit të energjisë elektrike, për inceneratorët nuk ndalojnë pagesat milionëshe.

“Sepse koncesioni dhe pagesat nuk janë vërtet për të trajtuar mbetjet me teknologji moderne, por për të dhjamosur pushtetin e korrupsionit”, shkruan Monika Kryemadhi.

Postimi i Monika Kryemadhit

Inceneratori i Tiranës është vendi i krimit nga mafia në pushtet! I faktuar me prova në SPAK.

Inceneratori i Tiranës është plani financiar 30 vjeçar me qëllime personale i kryeoligarkut Rama, ndihmuar nga “avokati i inceneratorëve” Veliaj, që furnizohet çdo ditë duke futur dorën e gjatë hajdute të Rilindjes në xhepat e shqiptarëve.

Paguajmë sot tarifa shumë të larta klienteliste, për shërbime që nuk i marrim dhe për investime të pa kryera.

Mijëra biznese të vogla ulën qepenin prej gjobave për kupon tatimor, ndërsa vetëm evazioni fiskal i inceneratorëve shkon miliona euro!

Qytetarëve i vendoset fasha e përdorimit të energjisë elektrike, ndërsa pagesat milionëshe nga taksat tona nuk ndalojnë për inceneratorin.

Sepse koncesioni dhe pagesat nuk janë vërtet për të trajtuar mbetjet me teknologji moderne, por për të dhjamosur pushtetin e korrupsionit.

Të gjithë në protestë ditën e martë datë 13 shtator, ora 18:00.  Koha që paratë e shqiptarëve t’i kthehen qytetarëve!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.