Kryesore

Irani shënjestron sistemin TIMS në vendin tonë, Rama: Sulmi kibernetik nga të njëjtët agresorë mbrëmë!

11:05 - 10.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Problemet e raportuara më herët me sistemin TIMS në doganën e Kapshticës duket se kanë ardhur si pasojë e një sulmi tjetër kibernetik nga Republika Islame e Iranit.




Ky informacion është konfirmuar nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes rrjeteve sociale bëri me dije se sulmi më i fundit ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”,- theksoi Rama në Twitter.

Më herët, Gazeta Shqiptare raportoi se në Pikën Kufitare të Kapshticës ka probleme me sistemin TIMS, prej mbrëmjes së djeshme.

Për pasojë, veprimet për hyrjet daljet e qytetarëve bëhen manualisht për shkak të një defekti në sistemin e përpunimit të të dhënave.

Sipas drejtorisë së  kufirit, bëhet me dije se po punohet me regjistra, por nuk ka radhë mjetesh.

Deri tani lëvizjet kanë qenë normale, pasi janë shtuar edhe punonjësit e policisë kufitare që bëjnë regjistrimin e qytetarëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.