LAJMI I FUNDIT

“PD solidaritet të plotë me koalicionin e djathtë!”- Tritan Shehu në Itali: Do të kenë mbështetjen e shqiptarëve

10:23 - 10.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së Tritan Shehu është takuar me shumë shqiptarë gjatë vizitës së tij në Udine. Ai shkruan se shqiptarët në Itali do të votojnë më 25 shtator koalicionin e djathtë.




Ai thekson se PD është në solidaritet e mbështetje të plotë me këtë koalicion.

“Shqiptaret ne Itali do te votojne me 25 Shtator ne shumice Koalicionin e djathte!
Mbreme ne Udine, me Zj.Meloni, drejtues, deputete, senatore etj, te “Frateli d’Italia, si dhe shqiptare me banim ne Itali, pata nje sere takimesh e bisedash.

PD eshte ne solidaritet e mbeshtetje te plote me kete Koalicion, qe neser ne qeverisje me vizionin e tij do te luaje nje rol shume te rendesishem pozitiv ne zhvillimet ne Itali dhe Europe.

Pa dyshim Qeveria e ketij koalicioni do te mbeshtese fort Shqiperine ne zhvillimet e domosdoshme per konsolidimin e demokracise, zhvillimin ekonomik, luften me krimin, trafiqet, korupsionin etj.

Ne rrugen tone europiane e perendimore.

Shqiptaret me banim ne Itali do te jene gjithmone e me shume faktor i rendesishem ne keto zhvillime.

PD do te kete ne keto perpjekje nje bashkepunim te ngushte e te frutshem me kolget tane te djathte italiane, ne realizimin e aspiratave tona dhe ne konsolidimin e drejtimit Perendimor te Shqiperise e Rajonit tone.

Bashkekombesit tane ne Itali, me voten e tyre te 25 Shtatorit, do te behen pa asnje dyshim pjese e fitores te se djathtes e qendres se djathte italiane!
Urimet me te mira Koalicionit te djathte e te Qendres se djathte me Berlusconin, Melonin, Salvinin, Cesa, per suksesin e madh, qe tashme eshte i afert!”, shkruan Shehu.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.