Kronikë

Humb jetën i moshuari në Poliçan, u asfiksua nga tymi i zjarrit që ndezi vetë! (EMRI)

12:53 - 11.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Paraditen e sotme, në lagjen Lugas të fshatit Plashnik, Poliçan, shtetasi Flamur Totaj, 73 vjeç, ka ndezur zjarr në ullishten e tij për të djegur mbeturinat.




Zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është përhapur në sipërfaqe të madhe toke.

Shtetasi F. T. nuk ka njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe as ato të Policisë, por ka tentuar ta fikë vetë zjarrin.

Gjatë tentativës për të izoluar përhapjen e flakëve, 73-vjecari është asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Pas njoftimit të marrë nga kryeplaku i fshatit Plashnik, në lidhje me ngjarjen, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.