AKTUALITET

Iku nga Turqia sepse do vuante dënimin me 30 vite burg, shqiptari kapet në Janinë

15:13 - 11.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar i dënuar në mungesë me 30 vite burg, është kapur në Janinë, paraditen e të shtunës. Lajmi është bërë i ditur sot nga mediat greke, ndërsa nuk e kanë identifikuar shqiptarin me emër. Sipas tyre bëhet fjalë për një person me precedentë të theksuar kriminal, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.




Shqiptari raportohet se kishte mundur të arratiset nga Turqia dhe po tentonte të kalonte fshehurazi për në Shqipëri.

Efektivët e policisë kanë zbuluar se shqiptari ishte në kërkim nga Interpoli i Turqisë pasi ishte shpallur fajtor në mungesë për importim droge dhe duhej të vuante një dënim prej 30 vitesh.

Aktualisht shqiptari po mbahet në paraburgim, ndërsa autoritet greke kanë nisur procedurat e ekstradimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.