LAJMI I FUNDIT

“Masakër e vërtetë në pyje!”- Ilir Vrenozi thirrje Ramës: Ço në Ersekë Antikrimin, SPAK të hetojë

13:53 - 11.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Korçari i famshëm i rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi ka denoncuar këtë të diel masakrën pyjore që po ndodh në pyjet e Radomit, në Ersekë.




Në lidhje me këtë problematikë, Vrenozi i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që ta dërgojë njësinë e Antikrimit apo Prokurorinë e Posaçme që të hetojë, duke bërë me dije edhe se ka konflikte midis qytetarëve për pronat.

“Arjan Demçe ka bërë masaker ne ate pyll ne bashkepunim me Pyjoren e Ersekes”, shton më pas Vrenozi.

Postimi:

Ne pyjet e Radomit Erseke eshte bere masaker e vertete…

Edi Rama ço ne Erseke , Antikrimin, Spakun, a ku di une, sa nuk eshte vonë,te hetoje Pronen e AVNI VRENOZIT 630 HEKTARE se do vritemi mes njeri tjetrit , Arjan Demçe ka bërë masaker ne ate pyll ne bashkepunim me Pyjoren e Ersekes…

 

Nga ana tjetër, Vrenozi ka xhiruar edhe një video, të cilën po ashtu e ka postuar në rrjetet sociale, ku thekson se kërkon ndihmën e autoriteteve për ta adresuar këtë masakër në pyjë, pasi nuk do që të bëjë vetëgjyqësi, për arsye të familjes.

“Edi Rama, në pyjet e Ersekës, ekzaktësisht në Malin e Radonit është bërë një masakër e vërtetë. Në pyjët e Radonit është bërë një masakër e vërtetë! Ne aty këmi 630 hektarë! 630 hektarë pyll dhe Arjan Demçe me pyjoren e Ersekës kanë bërë ç’ju ka dashur qejfi, e kanë bastarduar! Ditë pas dite, ditë pas dite, ditë pas dite.

Të ndërhyjë SPAK, Krimi Ekonomik, nuk e di, sepse do të bëj vetëgjyqësi! Kam dy fëmijë, nuk du ata palos Arjan Demçen dhe të shkoj në burg. Se dhe babai më vdiq edhe kam motrën, mamanë dhe dy fëmijët. Se ju merrni masa kur ndodhin tragjeditë.

Merr urgjentisht masa, zbarko SPAK-un, Krimin Ekonomik dhe të marrë në ngarkim pronën e Avni Vrenozit, gjyshit tim, janë 630 hektarë pyje në Radon! Të zbarkojë nesër me Pyjoren e Ersekës dhe të shohin çfarë është bërë aty! Ka parcela që nuk janë ndarë fare dhe i ka rrafshuar! Ndërmjet këtyre, leku, dhe më the e të thashë. Ne duhet të vritemi tani, të theremi?”- theksoi Vrenozi në rrjetin social Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.