AKTUALITET

Meta dënon deklaratën e Ministrit të Brendshëm Çuçi: Shokuese dhe e papranueshme! Duhet arsim cilësor

17:28 - 11.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar deklaratën e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi i cili tha se “pa krim nuk ka zhvillim”.




Në një konferencë për gazetarët, Meta tha se vetëm një arsim cilësor dhe i mbështetur me buxhet sjell zhvillim të vendit.

Pjesë nga fjala e Metës

Javën e kaluar dëgjuam deklaratë shokuese nga ministri i Brendshëm ku shprehej se pa krim nuk ka zhvillim, një deklaratë e papranueshme nga përfaqësuesi i qeverisë, që ka detyrë të luftojë krimin dhe ndihmuar zhvillimin. Duhet thënë me forcë se pa arsim nuk ka zhvillim, e sjell vetëm një arsim cilësor, me shkolla e kurrikula, me mësues të motivuar dhe paga motivuese.

Nesër nis dhe viti i ri shkollor dhe kam kënaqësinë të uroj mësuesit dhe nxënësit për një vit sa më produktiv.

Brezi i ri është shpresa më e madhe për të ardhmen ndaj vendi ka nevojë për politika për arsimin, arsim cilësor dhe i lidhur me tregun e punës.

Arsimi do ishte një rrugë e sigurt drejt tregut të punës, epidemia e shpopullimit nuk do kishte patur vend në Shqipëri. Duhet të kemi qasje mbështetëse ndaj punonjësve në sistemin tonë arsimor.

Qeveria në vend të kompensonte miqtë e tenderave sekretë, duhej të kishte dedikuar fonde për të ndihmuar familjet të armiqësojnë fëmijët. Ndaj jam sot këtu, siç dhe sot paradite deputetët e Partisë së Lirisë, për të denoncuar një situatë konkrete të papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit ndaj fëmijëve dhe prindërve, rasti kur 90 fëmijë s’do kenë mundësi të ndjekim normalisht mësimin nesër në shkollën Ibrahim Bashës, për shkak të neglizhencës së qeverisë.

Çështje që ne do e ndjekim në Kuvend dhe do jemi në mbështetje të arsimit, lufta jonë në të gjitha aspektet do t’i japë arsimit prioritetin që meriton.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.