AKTUALITET

Meta flet për protestën: Inceneratorët, kryeafera e qeverisë, Rama përgjegjës

17:41 - 11.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë në një konferencë për mediat i pyetur për pjesëmarrjen e krahut të djathtë të opozitës në protestën e paralajmëruar në inceneratorin e Tiranës u përgjigj se kjo do të jetë një protestë e qytetarëve dhe nuk do të ketë asnjë flamur partie.




Meta tha ndër të tjera se “për të qenë opozitar ka vetëm 1 kriter, që është të qenit kundër Edi Ramës atje ku i dhemb më shumë, që është hajdutëria e tij e paskrupullt.”

Meta:

Atje ku padrejtësia kthehet në ligj, rezistenca është detyrë për të gjithë. Në Shqipëri korrupsioni dhe mafia kanë vendosur sistemin e tyre, afera e inceneratorëve është afera më e skandaloze e kapjes së shtetit për fyti, e shkatërrimit të intetersit publik dhe vjedhjes së qindra miliona eurove nga persona që janë në kërkim ndërkombëtar. Vetëm një person është në krye të kësaj dhe që ka garantuar mbarëvajtjen  e kësaj vjedhjeje. Ai është Edi Rama pasi është ai që ka hedhur firmat për ndërtimin. Ne ndërmorrëm këtë iniciativë, kjo do jetë protestë e qytetarëve. Shqiptarët duhet të protestojnë çdo ditë e çdo minutë, pasi këtu vidhet përditë dhe po përgatiten vjedhje të tjera. Është detyra e çdo qytetari që ndihet i vjedhur të protestojë dhe të jetë atje. Në këtë manifestim do të jemi të githë me flamurin e qytetarisë dhe me asnjë flamur partie apo force politike. Është vetëm 1 kriter për të qenë opozitar, a je apo jo kundër Edi Ramës atje ku i dhemb më shumë, që është hajdutëria e tij e paskrupullt”, u shpreh Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.