LIFE STYLE

Migrena/ Dy ndryshime shqetësuese që ndodhin në heshtje te pacientët

21:51 - 11.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas një studimi të ri, migrena mund ta vërë mendjen në rrezik të menjëhershëm. Në veçanti, funksioni njohës dhe përdorimi i gjuhës ndikohen nga dhimbja e kokës, siç zbulohet nga një përmbledhje sistematike dhe meta-analizë e botuar në Journal of Headache and Pain.




Të udhëhequr nga dr. Lihua Gu, nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Juglindor në Nanjing, Kinë, ekipi hulumtues kreu një rishikim sistematik të literaturës për të identifikuar studimet që krahasonin funksionin njohës midis të sëmurëve nga migrena dhe atyre që nuk vuajnë nga migrena.

Studiuesit u fokusuan në 22 studime që përfshinin 3,295 pacientë me migrenë dhe arritën në përfundimin se këta individë kishin funksionim më të ulët të përgjithshëm njohës dhe gjuhësor në krahasim me individët e shëndetshëm. Megjithatë, nuk janë vërejtur ndryshime që ndikojnë në perceptimin hapësinor, vëmendjen, funksionin ekzekutiv ose kujtesën.

Por kishte një lidhje të rëndësishme midis migrenës dhe rrezikut të zhvillimit të demencës.

“Për shkak të lidhjes ndërmjet migrenës dhe dëmtimit kognitiv, neurologët duhet të jenë vigjilentë dhe të ndërhyjnë në mënyrë efektive në gjendjen e pacientëve me faktorë të lartë rreziku për dëmtim njohës për ta parandaluar atë” , theksojnë studiuesit.

Dimensionet e dhimbjes së kokës janë mjaft alarmante, me një rishikim të mëhershëm të publikuar në të njëjtën revistë që thekson se 52% e popullsisë së botës preket nga një çrregullim i dhimbjes së kokës çdo vit, me 14% që vuajnë nga migrena.

Së fundi, një studim tjetër zbuloi se luhatjet e peshës mund të jenë gjithashtu përgjegjëse për migrenën, me individët nënpeshë dhe obezë në rrezik të shtuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.