AKTUALITET

Përurimi i abetares unike Shqipëri-Kosovë, Kushi: Mënyra më e mirë për të uruar vitin e ri shkollor, nesër fillon puna për kongresin e arsimit

19:08 - 11.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme në Tiranë është mbajtur një event për përurimin e abetares së përbashkët dhe unike të Shqipërisë dhe Kosovës.




Në event ka qenë e pranishme ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe homologia e saj Arbërie Nagavci e ministri nga Maqedonia e Veriut, Jeton Shaqiri,  e po ashtu kryeministri Edi Rama, fëmijë e mësues.

Kushi tha gjatë fjalës së saj se kjo është mënyra më e mirë për të uruar vitin e ri shkollor, që nis të hënën e po ashtu njoftoi fillimin e punimeve të kongresit të arsimit.

“Zgjodhëm këtë ditë për të përuruar Abetaren e përbashkët unike, nesër është dita e parë e shkollës dhe nuk do kishte mënyrë më të mirë për të uruar nxënësit dhe mësuesit, së dyti nesër fillojnë punimet e kongresit të arsimit”, tha ajo.

Kujtojmë që në Kosovë, abetarja u përurua më 1 shtator, datë që përkonte edhe me fillimin e vitit shkollor atje. Në eventin që u mbajt në Gjakovë. ishte e pranishme ministrja e Kushi e po ashtu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.