Kronikë

Vrasja e shqiptarit në Rodos, djali i autorit rrëfen krimin: Babai i kishte vendosur një litar në fyt

11:58 - 11.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autorët e vrasjes së biznesmenit shiqptar, Xhani Topalli kanë dalë përpara drejtësisë dhe kanë dëshmuar ngjarjen pasi kanë pranuar krimin e rëndë.




Hotelieri grek 53-vjeçar dhe i biri 20-vjeçar u lanë në burg pasi akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim.

Para hetuesve, 20-vjeçari ka dëshmuar të njëjtën histori si i ati ku ka treguar se kur po zhvillohej sherri mes të atit dhe Topallit ai është afruar dhe ka parë litarin në fytin e shqiptarit.

Sipas 53-vjeçarit ai i kishte vendosur litarin për ta neutralizuar Topallin por ky i fundit ra pa ndjenja në tokë dhe goditi kokën në një gur.

Kur larguan makinën dhe trupin e 46-vjeçarit, i riu grek tregoi se e pyeti të atin nëse do shkonin në spital dhe ky i fundit nuk u përgjigj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.