LAJMI I FUNDIT

Zhdukja e gjelbërimit te Parku i Liqenit, Tedi Blushi: Shpërthimi i “gjelbërimit” të betonit për 6 vite, krimi më i madh i Ramës

08:44 - 11.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një fotoje të publikuar në Facebook ka treguar tkurrjen e gjelbërimit në zonën pranë parkut të liqenit.




Fotot e publikuara janë me një diferencë prej 6 vitesh. Teksa në foton e parë shihet zona e gjelbëruar. Në foton e realizuar pas 6 vitesh, gjelbërimi i ka lënë vendin betonit.

Blushi thekson se pylli orbital i betonit është krimi më i madh që kryeministri Rama dhe Erion Veliaj i kanë bërë Tiranës.

“Pylli orbital i betonit është krimi më i madh që Edi Rama dhe Erion Veliaj i kanë bërë Tiranës.

Askush, madje as Belinda, nuk mund të fshihet dot pas dokrrave me mistere për ata që dhanë leje për këto monstra betonarmeje

Shpërthimi i “gjelbërimit” të betonit tek ish-Sheratoni nga viti 2016, në vitin 2022!”, shkruan Blushi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.