LAJMI I FUNDIT

Deputeti i PD-së ngre alarmin: Regjimi i kalbur nga korrupsioni, pasuritë publike po grabiten frikshëm!

19:21 - 14.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi gjatë një takim me qytetarë dhe intelektualë të Shijakut ka thënë se qeveria e Edi Ramës po bën qytetarët të largohen nga vendi dhe se këta të fundit mund të gjejnë zgjidhjen vetëm duke reaguar fort dhe duke garantuar votën e lirë për ta.




Në fjalën e tij gjatë takimit të Berishës me qytetarët e Shijakur, Bylykbashi deklaroi edhe se “pasuritë publike po vidhen në mënyrë të frikshme” dhe se “opozita tani është prezente dhe ka objektivin e qartë të rrëzojë regjimin e kalbur nga korrupsioni”.

“Shqipëria është në rrezik, Shijaku është në rrezik, shoqëria po lëngon. Është detyra jonë të reagojmë fort që kjo situate të kthehet. Rama po bën çmos që të heqi shpresën e qytetarëve. Mënyra si ai qeveris i bën njerëzit ta ndiejnë veten jo në vendin e tyre.

Njerëzit duhet të kuptojnë drejt që zgjidhja vjen duke reaguar fort dhe duke garantuar votën e lirë të qytetarëve. Rama ka qeverisur duke përdorur si mekanizëm selektivitetin. Shijaku u godit nga tërmeti dhe fondet për të u përdorën në mënyrë selektive.

Mënyra si ai shpërndan fondet nëpër bashki heq mundësitë për zhvillim normal të kësaj zone. Durrësi, Shijaku dhe gjithë Shqipëria janë pre e korrupsionit që ka kapërcyer nivelin normal. Pasuritë publike po grabiten në mënyrë të frikshme. Nuk e shohin ligjin si pengesë.

Opozita tani është rikthyer me objekitva krejt të qarta për këdo. Ne luftojmë për përmbysjen e këtij regjimi me çdo kusht. Teksa i afrohemi zgjedhjeve lokale duhet angazhim maksimal i çdo qytetari. Ne po përgatitemi që sa më shpejt të kemi sukses në gjithë Shqipërinë sepse do jetë trampolina e madhe që të rrëzojmë këtë regjim të kalbur nga korrupsioni”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.