AKTUALITET

A ka marrë Basha para nga rusët? Noka: Duhet hetim, të mos baltoset PD-ja për gjeste personale

21:39 - 14.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I pyetur nëse ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka marrë para nga rusët, deputeti Flamur Noka tha se duhet hetim dhe se nuk mund të baltoset Partia Demokratike për hapa apo gjeste personale.




Noka theksoi se asgjë nuk e lidh PD-në me boshtin serbo-rus.

“Çdo gjest apo hap personal nuk do të përfshijë PD në këtë tumnajë dhe baltosje. Demokratat janë njerëz të lirë dhe me orientim pro-perëndimor. Asgjë nuk e lidh PD me boshtin serbo-rus. është çështje tërësisht personale e tij, këtë doja ta sqaroja. PD është e para që u krijua me orientim euro-atlantik. Duhet hetim. Sepse na u servis si sulm që po na vinte nga Edi Rama dhe qeveria e tij. Hetimi do të japë zgjidhen përfundimtare. DASH ka nxjerrë njoftimin që do të thotë se ka fakte të tjera”-u shpreh Noka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.