AKTUALITET

Meta: Nëse Autoriteti i Dosjeve do të kishte moral, do më kishte kallëzuar penalisht!

22:11 - 14.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar akuzat e Autoritetit të Dosjeve, pasi është akuzuar se ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit.




I ftuar në Ora news, Meta tha se akuzat e Autoritetit të Dosjeve janë përralla dhe manipulime.

“Akuzat e Autoritetit te Dosjes, përralla. Të gjitha letrat e autoritetit te dosjeve janë manipulime. Mund të kem pasur një raport shoqëror miqësor me këdo, rasti konkret mashtrim i Edi Ramës, nuk e kam kërkuar unë emërimin e zonjës. Këto janë justifikime të Edi Ramës. Ajo dosje është hapur sepse ka dalë kudo, nuk ka asnjë gjë. Është një trillim i tyre. Nëse do të kishte moral dhe integritet Autoriteti Dosjeve mua më kishte kallëzuar penalisht”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.