LAJMI I FUNDIT

“Për përfitimet elektorale të PS”/ Reforma territoriale, Berisha tregon qëllimin pse Kashari dhe Zall Herri iu bashkuan Bashkisë së Tiranës!

12:41 - 14.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot qeverinë socialiste se për qëllime elektorale kanë bërë ndryshimet në Reformën Territoriale.




Berisha tregoi se si Kashari dhe Zall Herri iu bashkuan Bashkisë së Tiranës për qëllime elektorale të PS.

“Kashari në regjistrimin e 2011, ka qenë Bashkia e 8 më e madhe e vendit. Sot është inkorporuar në Tiranë për qëllime krejtësisht elektorale. Zall Herri që ndahet me territor gjeografik të qartë nga një bashki tjetër me Tiranën është pjesë e Tiranës po për qëllime elektorale. Një ndarje elektorale në funksion të interesave të PS. Dikush mund te pyesë po ju nuk keni votat, pse angazhoheni në një proces? Përgjigja jonë është që ne angazhohemi se reforma territoriale është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ne përgatisim variantin tonë të cilin e kemi shumë të qartë se me një armik të lirisë së shqiptarëve si Edi Rama, që bën gjithçka për të dominuar dhe sunduar vullnetin e tyre, kjo platformë nuk do miratohet, por një votim masiv i shqiptarëve për PD dhe opozitën bën të mundur rikthimin e kësaj ndarje të re territoriale e cila është në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe të Shqipërisë. Dihet që me progresimin në BE, bashkëpunimi i rajoneve është një ndër më të rëndësishmet në kuadër të këtij integrimi”, u shpreh Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.