LAJMI I FUNDIT

PS i ‘mbylli derën’ ndryshimit të Reformës Territoriale/ PD propozon shtimin e 34 bashkive të reja: Shqipëria ndahet në rajone dhe…

13:09 - 14.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme konkluzionet e grupit të punës që është marrë me hartimin e propozimeve për ndryshimin e Reformës Territoriale.




Sipas selisë blu Shqipëria duhet të ketë në total 95 bashki asimetrike, nga 61 qe ka sot. Pra demokratët propozojnë që të shtohen 34 njësi të tjera vendore. Ndërkohë që  harta e re të jetë në nivel Bashkie dhe Rajoni.

“Harta e re territoriale njësive vendore e propozuar nga PD përmban dy nivele të qeverisjes vendore:

Bashkia, niveli pare.

Rajoni (Qarku)

Bashkitë

–    95 Bashki asimetrike,

–    Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale 61 Bashki

–    50% e bashkive qendrore do të mbulojnë krahas funksioneve të shërbimeve publike e social kulturore edhe  shërbimin transportit dhe të zhvillimit të territorit për bashkitë rurale.

–    50 % e bashkive të tjera do të kenë funksione të kufizuara, kryesisht në kryerjen e shërbimeve publike, bujqësore, aktivitete kulturore dhe asistencë sociale e nxitje të punësimit. Ato do ti delegojnë funksionet e menaxhimit urban tek njësitë qendrore mbi një bazë kontraëtete bashkëpunimi”, theksojnë ekspertët e PD.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.