LAJMI I FUNDIT

A do shkrihen Bordet? Ministrja e Financave: E kanë bërë punën e tyre, do i mbajmë që qytetarët të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm!

12:59 - 14.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se bordet për çmimet e karburanteve dhe për disa produkte te shportës nuk do te shkrihen, duke theksuar se e kane bere punën e tyre dhe qe qytetaret po paguajnë çmimet me te ulëta te mundshme.




“Kohet e jashtëzakonshme na ndikojnë të marrim vendime të jashtëzakonshme. Nga analizat që kemi kryer të dyja bordet kanë bërë punën e tyre me qëllim limitimin e rritjes së çmimeve në ato nivele pa prekur spekulimet e tregut, pa ndikuar në çmime kemi pritur që këto çmime të materializohen. Ne do vijojmë të mbajmë bordet qoftë për çmimet karburanteve e disa produkteve të shportës për sa kohë do jemi të ndikuar nga rritja eksponenciale e çmimeve në bursat ndërkombëtare me qëllim garantimin që qytetarët të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm për këto produkte e të limitojmë çdo spekulim që mund të ndodhë në treg me rritje të mëvonshme të çmimeve”, tha Brahimaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.