Horoskopi

Horoskopi 17 shtator 2022, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

07:59 - 17.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

DASHI 21/3 – 20/4




Sot do keni të drejtë të bëni disa zgjedhje dhe marrëdhënia në çift do rregulloget. Beqarët do kenë një ditë shumë të qëndrueshme. Me gjasë do ndryshojnë edhe statusin së shpejti.

DEMI 21/4 – 21/5

Dita e sotme do jetë disi më e animuar për ata që janë në një lidhje. Edhe emocionet do të jenë të fuqishme. Shfrytëzojeni çdo sekondë. Beqarët do mundohen më kot të gjejnë shpirtin e tyre binjak.

BINJAKËT 22/5 – 21/6

Do keni shumë mosmarrëveshje me partnerin tuaj gjatë gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia në çift nuk do jetë aspak ashtu si e keni pritur. Filloni të tregoheni më tolerantë.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Ditë tërësisht e qetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjërat do ju ecin më së miri dhe shpesh do ju duket si ëndërr. Beqarët do kenë vështirësi të mëdha për të joshur personin e duhur.

LUANI 23/7 – 21/8

Jeta juaj në çift do jetë shumë e qëndrueshme gjatë gjithë kësaj dite. Asnjë planet nuk do e prishë harmoninë dhe do dashuroheni ashtu si do e ndjeni.

VIRGJËRESHA 22/8 – 23/9

Ditë shumë e favorshme për ata që janë në një lidhje. Do ndihen më gati se kurrë për të rrezikuar. Beqarët që kanë kohë që dëshirojnë të ndryshojnë status do jenë me fat.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Qetësia do mbizotërojë sot për ata që janë në një lidhje. Do kuptoheni më së miri me partnerin dhe nuk do bëni asgjë që ta mërzitë atë. Beqarët do kenë veçse dashuriçka kalimtare.

AKREPI 24/10 – 22/11

Tregohuni më të përkujdesshim ndaj partnerit tuaj sot dhe mos lejoni për asnjë çast që ai të mërzitet. Në mbrëmje përgatisni edhe surpriza në mënyrë që emocionet të shumëfishohen.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Nuk do keni një marrëdhënie të mirë sot. Për çdo gjë do debatoni dhe do konfliktoheni ashpër me të. Beqarët mund të pranojnë ftesat e kujtdo pa marrë parasysh pasojat.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Do jeni shume pasionantë sot dhe marrëdhënia me partnerin do jetë fantastike. Shfrytëzojeni çdo çast sikur të ishte i fundit. Beqarët nuk do të pranojnë çdo lloj ftese që do u bëhet.

UJORI 21/1 – 19/2

Tregohuni sa më të matur sot juve që jeni në një lidhje. Beqarët do merren me çështje të rëndësishme dhe nuk do gjejnë kohen për t’iu përkushtuar dashurisë.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Ndikimi i yjeve do jetë pozitiv për jetën tuaj në çift sot. Çdo gjë që keni dëshiruar do mund t’iu plotësohet dhe do ndiheni më të sigurtë për të vazhduar më tutje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.