LAJMI I FUNDIT

Dalin shifrat e COVID-19, MSH: Asnjë humbje jete dhe 43 qytetarë të infektuar në 24 orë

16:26 - 18.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 335 testime, nga të cilat 43 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.




Fatmirësisht, asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e virusit, ndërsa 147 persona janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e rikuperimeve në 325,911 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë, janë 939 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, dhe aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë.

Njoftimi:

18 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 335 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 43 qytetarë, në këto bashki:

23 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Kamëz, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, Delvinë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Vorë, Lushnje, Selenicë, Sarandë, Gramsh.

Janë 939 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,911 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 43
Të shëruar në 24 orë 147
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 335

Testime totale 1,974,704
Raste pozitive 330,437
Raste të shëruara 325,911
Raste Aktive 939
Humbje jete 3,587

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 420
Shkodër 108
Elbasan 88
Fier 80
Vlorë 61
Durrës 43

Korçë 38
Berat 34
Gjirokastër 26
Dibër 21
Lezhë 17
Kukës 3


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.