AKTUALITET

Berisha: Nga viti 2013 deri në 2022 qeveria ka marrë borxh 500 mld lekë, e paguajnë shqiptarët

17:18 - 19.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me intelektualë dhe banorë të Pukës ngriti shqetësimin e varfërisë. Në fjalën e tij, kreu i PD-së tha se “varfëria i ka vënë përpara shqiptarët”.




Sipas tij, kjo qeveri nga viti 2013 deri në 2022 janë marrë 500 mld lekë borxh, i cili paguhet nga shqiptarët.

“Jam sot këtu për të diskutuar së bashku mbi problematikat e mëdha me të cilat përballet Puka dhe Shqipëria.

Cdo shqiptar ndjen një dhimbje, një therje në shpirt kur sheh sesi po braktiset ky vend ndërkohë që në rast se analizojmë pasuritë e jashtëzakonshme që ka këtu mund të begatohen me shpejtësi shumë herë sesa banorët e këtij vendi.

Shqiptarët sot i ka vënë para varfëria. Varfëri krejtësisht e pamerituar. Varfëri që në ndonjë aspekt dhe rast të veçantë kap edhe tregimet e Migjenit.

Varfëri e cila shkaktohet mbi të gjitha nga vjedhja e madhe që u bëhet shqiptarëve nga qeveria.

Unë ju them ju vetëm dy fakte. Nga viti 2013 deri në vitin 2022 janë marrë borxh 500 mld lekë, borxh të cilin e paguan cdo shqiptar, se qeveria nuk prodhon asnjë qindarkë.

Janë krijuar të ardhura 400 mld, pra 900 mld lekë. Çfarë ka ndodhur me to? Me 900 mld lekë sot cdo shqiptar duhet të merrte të paktën 3 herë më shumë sesa në vitin 2013 dhe tepronte shumë për investime. Po ku jemi sot dhe pse varfëria i ka vënë përpara shqiptarët. I ka vënë përpara shqiptarët sepse sot rroga mesatare e qytetarëve shqiptarë dhe pensioni mesatar janë 20-30% më të ulëta sesa në vitin 2013”, theksoi nder te tjera Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.