LAJMI I FUNDIT

Real Madrid heq dorë nga sulmuesi francez Kylian Mbappe

18:34 - 19.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Real Madrid ka kohë që kërkon shërbimet e Kylian Mbappe. Los Blancos dukej se ishin afër transferimit të tij këtë verë, por gjërat nuk shkuan siç duhet. Pavarësisht propozimit dhe ofertës së çmendur të kampionëve të La Liga, sulmuesi francez zgjodhi të qëndrojë në Paris, duke rinovuar kontratën.




Kjo ka acaruar tej mase madrilenët, që duket se kanë hequr dorë përfundimisht nga ai. Sipas Marcas, fokusi në merkaton e ardhshme do jetë diku tjetër. Kylian Mbappe mbetet një nga më të mirët sulmues në botën e futbollit. Cilësitë e tij nuk diskutohen, teksa prej vitesh merr për dore PSG-në drejt sukseseve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.