Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka sulmuar këtë të martë mazhorancën, duke e akuzuar se ka bllokuar projektligjin për uljen e çmimit të naftës, por shqyrtojnë paçavuret e rilindjes për Dosjet!
Teksa publikon kërkesën e muajti mars për ndryshimin në ligjin për taksat, Vasili shkruan se megjithëse nuk kanë as dy javë që ‘i kanë depozituar rilindasit alibitë paçavure për Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve i futën menjëherë për shqyrtim’.
Ai shton se as që iu bëhet vonë për qytetarët, që paguajnë qimet e kokës për çmimet e rritura.
Reagimi:
Parlament palaçosh!
Bllokojne Projektligjin per uljen e cmimit te naftes dhe shqyrtojne paçavuret e rilindjes per Dosjet!
Qe ne mars kemi depozituar Projekt Ligj per uljen e çmimit te naftes dhe rilindja ne Kuvend e bllokon!
Megjithese nuk kane as dy jave qe i kane depozituar rilindasit alibite paçavure per Autoritetin e Manipulimit te Dosjeve i futen menjehere per shqyrtim.
Edhe Projekt Ligjin per ndryshimet ne Kodin Penal per Tubimet ne zbatim te Vendimit te Gjykates Kushtetuese depozituar qe ne mars e kane bllokuar rilindasit me çdo mjet.
Çfare palacosh, as qe ju behet vone per qytetaret, qe paguajne qimet e kokes per çmimet e rritura.
Pra Kuvendi eshte kthyer ne nje bordell politik rilindas per aferat e tyre te neveritshme, qe perdotet e shperdoret duke dhunuar çdo norme e ligj duke futur e nxjerre ligjet si rrugaçësh!
Turp i madh per Kryetaren e Kuvendit Nikolla, qe lejon dhe behet pjese ne kete shperberje dhe shkaterrim te Kuvendit dhe parlamentarizmit.