LAJMI I FUNDIT

Mjeku Alimehmeti ngre pyetjen: Pse OBSH nuk duhet ta kishte shpallur linë e majmunit Emergjencë Ndërkombëtare?

14:00 - 20.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në korrik të këtij viti, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli linë e majmunit Emergjencë Ndërkombëtare. Mirëpo, epidemiologu Ilir Alimehmeti jep sqarimet se përse ishte e panevojshme nga ana e OBSH etiketimi i kësaj sëmundje si një emergjencë.




Në një shkrim të gjatë, Alimehmeti thekson ndër të tjera se lija e majmunit është sëmundje e njohur mirë prej mbi gjysmë shekulli dhe përkufizohet si e vetëkufizueshme. Ai thotë se transmetimi i sëmundjes është shumë i ulët dhe si rrjedhojë kurba e infektimeve bie vetë pa pasur nevojë për ndërhyrje të mëtejshme.

Mjeku sjell në vëmendje gjithashtu se shpallja e Emergjencës Ndërkombëtare më 23 korrik 2022 ndodhi kur tashmë rastet kishin filluar qartësisht rënien.

Komenti i plotë:

Për epidemiologun Ilir Alimehmeti OBSH shpalli linë e majmunit Emeegjencë Ndërkombëtare në një mënyrë të panevojshme. Mjeku ka dhënë sqarimet se

❗ “Nëse mund të zgjidhet, nuk ka nevojë për shqetësim dhe, nëse nuk mund të zgjidhet, shqetësimi nuk shërben për asgjë.”

Cit.: Dalai Lama

❗ Në mënyrë krejtësisht të panevojshme dhe kundër vendimit të komitetit të ekspertëve të OBSH-së, drejtuesi i OBSH-së vuri veton më 23 korrik 2022, duke e shpalluar linë e majmunit një Emergjencë Ndërkombëtare të Shëndetit Publik (PHEIC – Public Health Emergency of International Concern).

Lija e majmunit është sëmundje e njohur mirë prej mbi gjysëm shekulli dhe një sëmundje që përkufizohet si “e vetëkufizueshme” që do të thotë:

në nivel individual: sëmundje që shërohet vetë pa ndihmë specifike

në nivel komunitar: transmetimi i sëmundjes është shumë i ulët dhe si rrjedhojë kurba e infektimeve bie vetë pa pasur nevojë për ndërhyrje të mëtejshme.

Sipas raportit të fundit të përbashkët të ECDC-së (European Centre for Disease Prevention and Control) dhe OBSH-së vërejmë qartësisht se rastet kanë rënë fare qoftë në nivel Europian, qoftë në nivel Ballkanik.

❗ Gjithashtu vërejmë qartë se shpallja e Emergjencës Ndërkombëtare më 23 korrik 2022 ndodhi kur tashmë rastet kishin filluar qartësisht rënien.

Nga ana tjetër, ECDC dhe OBSH na tregojnë se, që nga 7 marsi deri më 13 shtator 2022 (mbi 6 muaj):

janë identifikuar 23.837 raste në 43 shtete në Europë;

98.6% e rasteve janë meshkuj, pra transmetimi ka qartësisht një model gjinor;

97% e rasteve janë meshkuj që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj (MSM), (⚠ kujdes të mos rrëshkasim në stigmatizim, por të jepen këshillat parandaluese të duhura);

86.2% e rasteve janë meshkuj në moshën 18-50 vjeç;

35% e rasteve janë HIV-pozitivë;

226 raste (0.9% e rasteve) kanë pasur nevojë për kujdes klinik (nuk është deklaruar statusi HIV i tyre);

5 raste (1 ndër 4.767 raste) janë shtruar në terapi intensive (nuk është deklaruar statusi HIV i tyre);

3 raste (1 ndër 7.946 raste) kanë humbur jetën (nuk është deklaruar statusi HIV i tyre).

Pra, miqtë e mi:

risku i infektimit për komunitetin e gjerë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht i ulët;

risku i infektimit për komunitetin e MSM-ve ka qenë i moderuar;

risku i sëmundjes së rëndë mbetet shumë i ulët.

Prof. Asc. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave e Shqipërisë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.