AKTUALITET

Sulmet kibernetike, Veliaj: Për dy muaj ndërprerje të sistemit digjital, 20 % humbje të të ardhurave për bashkinë

14:25 - 20.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për News24 tregoi detaje nga vizita e tij në SHBA.




Ai u ndal te sulmi kibernetik, ndërsa pohoi se pas dyte fshihet Irani. Veliaj tha se me dy muaj ndërprerje të shërbimeve digjitale, humbi 20% e të ardhura.

“Kemi pasur disa grupe që përfaqësojnë shtetin tonë në SHBA. ka qenë zonja Spiropali, dhe një panel deputetësh të majtë e të djathtë, por dhe forume të tjera. Ne kemi disa çështjes që ndjekim, dhe me Bankën Botërore, ku Tirana është partnere. Shfrytëzuam këtë mundësi. Ka pasur interes jo vetëm për sulmet kibernetike, por dhe për rolin e Tiranës ku Shqipëria të jetë vend mikpritës për shumë përfaqësues të shumë sferave. Rolin e Shqipërisë që ka si anëtar i Këshillit të Sigurimit. Vërtetë mund të jetë 28 mijë metëra katrorë, por Shqipëria ka mundësi. Aleanca vjen me sfida. Sot kemi bërë një bilanc në Bashkinë e Tiranës, ku ndërprerja e shërbimeve në këtë bashi në korrik-gusht, licencat, taksat, shërbime që janë dizajnuar për të lehtësuar jetën e qytetarëve, do të thotë se ne u plenalizuam. Qartazi Irani ishte pas sulmit. Sot siç folëm dhe në konferencën e paradites, Irani ishte pas atij veprimi, dhe për sulmin që patëm në sistemin TIMS. Kjo Shqipëri që është aleate besnike meriton mbështetje. Ishte përpjekje për të sensibilizuar. Me miq të tillë Shqipëria s’do të jetë kurrë vetëm. Që të sigurohemi që sulmet s’do jenë të përmuajshme, bashkia e Tiranës humbi 2 muaj të ardhura nga sulmi. Dy muaj, duke menduar se janari dhe dhjetori janë ‘muaj të vdekur’ janë 1/5 e të ardhurave të bashkisë. 20 % të ardhura të munguara. Na duhet mbështetje. Fillimisht kanë qenë agjent të FBI që ndihmuan për të sjellë sisteme të tjera. Por na duhen sisteme parandaluese për të paraprirë çdo situate”, tha Veliaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.