LAJMI I FUNDIT

Kërkesa për hapjen e Dosjeve, flet kryetarja Gentiana Sula: Deklasifikimi do ulë kostot!

13:36 - 21.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula ka folur në mbledhjen e sotme në Komision në lidhje me propozimin e Partisë Socialiste për hapjen e dosjeve.




Sula u shpreh se ruajtja e dokumenteve ka një kosto të lartë, ndërsa shtoi se edhe praktika ndërkombëtare të çon në këtë pikë.

Ajo theksoi se ligji parashikon që autoriteti mund të ndalojë publikimin në rast se vë rrezik të sigurisë kombëtare.

“Ruajtja e dokumentit dhe qarkullimi ka një kosto të lartë. Propozimi ynë është që të quhen të deklasifikuara që në ligj. Si në Gjermani që me ligj të gjitha të deklasifikuara. Kemi rastin bullgar që në ligj të autoritetit të tyre, thonë ligji i deklasifikimit. Ndërsa Polonia ka bërë një praktikë tjetër ku krijojnë komisione të përbashkëta me komisionet e inteligjencës atje për të ndarë ata që kanë peshë dhe ata që nuk kanë. Edhe praktika ndërkombëtare çon këtu. Ligji jonë thotë se autoriteti nëse ve re rrezik të sigurisë kombëtare mund të ndalojë publikimin e dokumenteve. Nga kjo që ne kemi tani që çdo gjë është klasifikuar, themi të quhen të deklasifikuara, të bëhet kjo analizë. Edhe praktika jonë e deritanishme na ka vënë përballë faktit. Kemi bërë konsultime me shërbimin informativ dhe ministrinë e jashtme. Kemi pasur vetëm një rast kur dy fletë kanë qenë përtej periudhës. Themi që deri tani të gjitha faktorët shkojnë drejt asaj që deklasifikimi do ulë kostot. Edhe nga ana e kostos njerëzore çdo gjë do vijë drejt një lloj eficence”, u shpreh Sula.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.