AKTUALITET

Lulzim Bashës do i bëhej atentat në 2017-ën? Belind Këlliçi: Çështje e inskenuar, fabul për të mbushur portalet

16:52 - 21.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për deputetin e Partisë Demokratike Belind Këlliçi, atentati i planifikuar ndaj Lulzim Bashës në vitin 2017 është i inskenuar. Ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë plan për të vrarë Lulzim Bashën.




Ai tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk duhet hequr vëmendja nga çështjet e rëndësishme duke u fokusuar në një nga mijëra e-mailet e nxjerra në publik nga hakerat.

“Lajmi për atentatin ndaj Bashës ka qarkulluar njëherë në vitin 2017, ka qarkulluar vetëm një ditë nëpër portale. Do doja që mes mijëra email-ve, të paktën të fokusoheshim te çështje serioze dhe te gjërat që kanë thelb. Nuk besoj se ka pasur një atentat, kam përshtypjen se është i inskenuar. Më duket si një fabul për të mbushur portalet”, theksoi Këlliçi.

Në dokumentet e publikuara nga hakerat thuhet se se pas disa hetimeve ishte arritur në përfundimin se ishte planifikuar një atentat ndaj ish-kryetarit të PD, Lulzim Bashës që do të kryhej nga tre persona në vitin 2017.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.