LAJMI I FUNDIT

Urdhri i Prokurorisë për të ndaluar publikimin e të dhënave që u nxorën në shesh nga hakerat/ Meta: Akt nën diktatin e Ramës!

13:34 - 21.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me urdhrin e prokurorisë për të ndaluar publikimin e të dhënave të botuara nga hakerat iranianë.




Meta shprehet se ky akt i prokurorisë nën diktatin e kryeministrit do të kontribuojë në përkeqësimin e pozitës së Shqipërisë në lidhje me lirinë e medias.

“Liria e mediave është vendimtare për të garantuar Transparencën dhe Llogaridhënien. Frikësimi i mediave dhe gazetarëve synon të mbrojë nga pandëshkueshmëria përgjegjësit e vërtetë të cënimit të sigurisë kombëtare. Korrupsioni galopant dhe kapja e shtetit kanë dëmtuar rëndë edhe sigurinë kombëtare. Akti i fundit i Prokurorisë nën diktatin e Kryeministrit fajtor veçse do të kontriubojë në përkeqësimin e pozitës të Shqipërisë lidhur me lirinë e medias”, shkruan Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.