AKTUALITET

Xhaçka kundër urdhrit të Putinit për mobilizimin ushtarak dhe referendumet: Lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë

20:28 - 21.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit rus, Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm dhe kërcënim me armë bërthamore, duke thënë se këto janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Moskës.




Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka thekson se Ukraina po e fiton këtë luftë dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen ndaj rezistencës heroike të Ukrainës.

“Referendumet e rreme dhe mobilizimet e pjesshme ushtarake janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë që vetëm sa do të përshkallëzojnë këtë luftë tragjike.

Rusia zgjodhi të fillonte një luftë ilegale që u ka kushtuar jetën dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm dhe ka shkatërruar ushtrinë Ruse.

Ukraina po e fiton këtë luftë dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen ndaj rezistencës heroike të Ukrainës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.