LAJMI I FUNDIT

Qeveria miraton shtesën e huasë më Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim, pritet të ndërhyhet në zonat e Ksamilit dhe Orikumit!

10:16 - 22.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilli i Ministrave ka vendosur të miratojë shtesën e huasë më Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim në kuadër të projektit për përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike.




Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero, bëri me dije se me këtë shtesë do të ndërhyhet në zonat turistike të Ksamilit dhe Orikumit për komponentët e rikualifikimit urban, përmirësimit të infrastrukturës dhe ndërhyrjes në sitet turistike.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministrja e Financave prezantoi disa akte, desha prezantoj një prej tyre ka të bëjë me miratimin e marrëveshjes ndryshuese të huasë midis Shqipërisë dhe Bankës për Rindërtimi dhe Zhvillim, për financimin e projektit për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit. Është një marrëveshje e miratuar në vitin 2017 dhe besoj se është bërë publike dhe për ndërhyrjet në infrastrukturë dhe që i ka dhënë një shtysë të madhe turizmit. Kjo marrëveshje e vitit 2017 përfshinte ndërhyrjet në qendrat urabane të Sarandës, Gjirokastrës, Beratit dhe Përmetit dhe parashikonte ndërhyrje në tre komponentë kryesorë, rikualifikimi urban, përmirësimi i infrastrukturës dhe më tej ndërhyrje në sitet turistike dhe zhvillime të marketimit të produkteve. Me këtë shtesë që u miratua sot do të shtohen dhe dy zona tejet të rëndësishme për sa i përket kapacitetit për zhvillimin e turizmit, është zona e Ksamili dhe ajo e Orikumi, që do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve për të tre komponentët e mësipërm, pasi janë zona të rëndësishme të turizmit që numërojnë më shumë se 300 mijë turistë”, tha zëvendësministrja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.