Kryesore

‘Do të shkoni në SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”’? Berisha: Do paraqitem sa herë të më thërrasin!

12:28 - 22.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur sot nga gazetarët nëse do të shkojë në SPAK për të dëshmuar lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, tha se nuk ka marrë ende fletëthirrje, por nëse do të marrë, do të shkojë.




Këtë kërkesë të SPAK ai e quan një përpjekje mjerane të kryeministrit Edi Rama për të mbuluar vjedhjet.

“Nuk më ka dërguar asnjë fletëthirrje, por i përgjigjem çdo fletëthirrje. Ju do jeni aty të gjithë të bëjmë një konferencë shtypi të shkëlqyer. Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet, por unë do shkoj gjithmonë sa herë të thërritem. Edhe kur falsiteti noton në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem. Ta keni të qartë!”, tha Berisha.

Berisha do të thirret në SPAK për të dëshmuar javën e ardhshme bashkë me ish-ministrin Arben Imami.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.