AKTUALITET

Arrestimi i mjekut në Tiranë/ Reagon Spitali i Traumës: Raste të tilla nuk duhet të njollosin bluzat e bardha!

18:09 - 23.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Spitali i Traumës ka reaguar pas operacionit të policisë në ambientet e tij ku u vu në pranga mjeku Fitim Marku i cili akuzohet se kishte marrë ryshfet nga pacientët.




Në reagimin e bërë për mediat, spitali thekson se raste të tilla nuk duhet të njollosin të gjitha bluzat e bardhat ndërsa shton se shërbimi për qytetarët nuk është ndërprerë në asnjë moment.

“Nisur nga ngjarja e sotme e ndalimit të mjekut me inicialet F.M, Spitali Universitar i Traumës inkurajon organet e drejtësisë për të çuar deri në fund hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë këdo që përfshihet në veprime të kundërligjshme, përkundrejt shërbimit që ofrohet për qytetarët. Raste të tilla nuk duhet të përkthehen në njollosjen e të gjitha bluzave të bardha, mjekëve dhe infermierëve, të cilët e kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve. Garantojmë qytetarët se, në Spitalin Universitar të Traumës nuk u ndërpre dhe nuk do të ndërpritet në asnjë moment shërbimi për këdo që ka nevojë për kujdes mjekësor”, thuhet në reagim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.