BOTA

Degjenerimi i familjes ‘Biden’/ Djali i Joe Biden, Hunter rrëshqet në ujë lakuriq, zhytet në pishinë dhe argëtohet me prostitutat në Malibu

11:06 - 23.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prirja e djalit të Joe Biden, Hunterit për festime të egra dhe shthurje, konfirmohet nga videot dhe fotot e reja të marra ekskluzivisht nga DailyMail.




Në to, Hunter Biden mund të shihet duke hipur në një biçikletë në lëndinën e një vile AirBnB në Malibu, të cilën thuhet se e kishte marrë me qira për 4,140 dollarë nata, më pas duke u zhveshur nga kamera dhe duke u rrëzuar lakuriq në pishinë nga një rrëshqitje uji.

Në pamje të tjera, djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili më parë ka angazhuar opinionin publik me veprime të ngjashme, shihet duke bërë seks në grup me prostituta dhe duke u argëtuar në xhakuzin e vilës, në vitin 2018. Videot dhe pamjet të marra nga DailyMail u ruajtën në hard diskun e kompjuterit të Hunter Biden.

Në shtator dhe tetor 2018, Hunter mori me qira shtëpi pushimi luksoze rreth Los Anxhelosit, duke përfshirë një vilë me gjashtë dhoma gjumi me pishinë, vaskë të nxehtë dhe rrëshqitje me ujë në lagjen Serra Retreat në Malibu Hills. Atje, ai ftoi një mik të Hallie Biden, ish-dashnorja e tij dhe e veja e vëllait të tij, që të vinte dhe të festonte me të.

Gjatë vizitës së saj në vjeshtën e vitit 2018 për të parë Hunterin, gruaja e filmoi atë duke kërcyer lakuriq rreth pishinës. Në një video tjetër, Hunter nget biçikletën e tij në lëndinë, e braktis atë dhe heq pantallonat. I zhveshur ashtu siç është, ai ngjit shkallët e rrëshqitjes së ujit dhe rrëshqet në pishinë, ndërsa gruaja qesh.

Në fotot e tjera, djali i Joe Biden shihet… duke u argëtuar me femra, të cilat janë sipër tij, ndërsa vetë Hunter është kujdesur që të “ngarkojë” një nga këto foto “pikante” në llogarinë e tij në PornHub Pro.

Një tjetër foto nga kompjuteri i Biden, e cila bëri bujë kur ra në duart e mediave në tetor 2020, është ajo që e tregon atë duke fjetur në një shtrat, pasi kishte pirë më parë kokainë.

Çfarë thotë vetë presidenti amerikan për të gjitha këto? “Unë e dua djalin tim. Ai luftoi me një problem të varësisë dhe e kapërceu atë”, tha Biden kur u pyet nëse puna e Hunterit ose shthurjet e kaluara mund të rëndojnë në fushatën e vitit 2024. “Dhe jo, nuk ka asnjë gjë që kam vënë re, e cila do të ndikonte mua ose Shtetet e Bashkuara. në lidhje me djalin tim”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.