BOTA

Dënohet me 24 vite burg kinezi që rrahu disa gra në një restorant

09:42 - 23.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një burrë kinez është dënuar me 24 vjet burg për rolin e tij drejtues në një sulm brutal ndaj femrave në një restorant në qytetin Tangshan, një rast që tronditi vendin dhe solli reagime të ashpra për dhunën ndaj grave.




Chen Jizhi, së bashku me katër të pandehur të tjerë, u shpallën fajtorë për sulmin e dhunshëm të katër grave me karrige, shishe, grushta dhe shqelma në një restorant.

Një i pandehur i pestë u shpall fajtor për kërcënimin e njërës prej viktimave.

Gjykata vendosi se Chen ishte kreu i një bande kriminale që kishte kryer një sërë krimesh gjatë dekadës së fundit.

Gjykata dënoi gjithashtu 27 të pandehur të tjerë me burgim nga gjashtë muaj deri në 11 vjet për përfshirjen e tyre në krime.

Dy nga gratë pësuan “lëndime të lehta të shkallës së dytë”, ndërsa dy të tjerat kishin “lëndime të lehta”, sipas gjykatës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.