BOTA

Rekrutimi për të luftuar në Ukrainë, rusët dynden drejt Finlandës në rrugë tokësore!

20:54 - 23.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më shumë se 6,400 rusë udhëtuan në Finlandë të enjten me rrugë tokësore, një numër i krahasueshëm me trafikun e fundjavës, shkroi të premten në Twitter Matti Pitkäniitty, kreu i Njësisë së Çështjeve Ndërkombëtare në Rojet Kufitare Finlandeze.




Rreth 3,227 rusë dolën nga Finlanda, shtoi ai, sipas CNN.

Duke i krahasuar këto të dhëna me numrat e gushtit dhe shtatorit, Pitkäniitty tha se Finlanda pa rreth 6,000 rusë që mbërrinin në Finlandë të shtunave.

Më herët të premten, Roja Kufitare e Finlandës postoi në Tëitter se radhët e automjeteve në Vaalimaa dhe Nuijamaa – dy pika kufitare në Finlandën juglindore – ishin më të gjata se sa ishin të enjten.

Radha për kalimin kufitar Vaalimaa ishte afërsisht 500 metra e gjatë rreth orës 9 të mëngjesit me orën lokale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.