Kronikë

900 euro ‘për kokë’ me premtimin se do i kalonte kufirin me Kosovën/ Si u kap në Morinë 44-vjeçari me pesë emigrantë të paligjshëm!

11:43 - 25.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një shtetas, i cili u kap duke transportuar me automjet, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Blutë thanë se bashkë me automjetin, sekuestruan edhe 900 euro. Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. S., 44 vjeç, banues në Tiranë.




“Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Morinë, në afërsi të kufirit me Kosovën, duke transportuar me automjet, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët do t’i ndihmonte që të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 900 euro”, njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.