AKTUALITET

“Bashkëpunëtore në vrasje”/ Vijojnë hetimet për vdekjen e 43-vjeçarit shqiptar në Itali, kush është gruaja e arrestuar për vrasjen e ‘Mirit’?

10:10 - 25.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 30-vjeçar, me banim në Mathi, u ndalua nga karabinierët më 8 shtator me dyshimin se ishte i përfshirë në vrasjen e kontraktorit shqiptar Fatmir Ara, 43-vjeç. 43-vjeçari u gjet i vdekur më 4 shtator në fshatin San Carlo, Canavese pranë Torinos.




Por me sa duket ngjarja ka marrë rrjedhë të re, pasi në pranga ka rënë edhe një grua 44-vjeçare. Sipas medieve italiane të dy akuzohen për bashkëpunim në vrasje me paramendim. Fatmir Ara u gjet i lidhur në një pemë dhe sipas autoriteteve fillimisht u masakrua me thikë para se të ekzekutohej me të paktën 3 plumba pistolete, edhe pse dyshohet se janë përdorur dy armë zjarri nga autorët.

Davide Osella, i cili pranoi krimin, pas një marrjeje të gjatë në pyetje pas arrestimit ka dhënë indikacione të sakta për gjetjen e telefonit të viktimës, të hedhur larg në distancë nga vendi ku është kryer krimi, dorezat e përdorura për kryerjen e vrasjes dhe arma.

Fatmir Ara në zonë njihej nga të gjithë si “Miri”. Përveç përfshirjes së tij në trafikun e droge , Ara, disa  vite më parë (2018) ishte arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.