AKTUALITET

Flet Deizi, ‘gangsterja’ nga Devolli që i dogjën sërish makinën, akuzon deputetin e PD: Ka lidhje me një konflikt para 4 vitesh!

12:03 - 25.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Flet Deizi Arapi, e reja së cilës ju dogj automjeti para shtëpisë. Ajo akuzon deputetin e Partisë Demokratike Bledion Nallbati. Sipas saj, gjithçka ka lidhje me një konflikt të vjetër mes saj dhe deputetit demokrat, i cili asokohe, mbante pozicionin e kryetarit të Bashkisë, ndërsa deklaron se ka të bëjë me pushimin nga puna të nënës së saj 4 vite më parë.




Ajo ka kërkuar ndihmën e policisë, ndërsa thekson se edhe gjatë mbrëmjes së djeshme ka shkëmbyer fjalë me një person, i cili e ka ndjekur gjatë gjithë ditës, për të cilin deklaron se është punonjës i një karburanti në pronësi të Bledion Nallbatit.

“I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që me ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish kryebashkiakun Bledion Nallbati (aktualisht deputet). Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar.  djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale por ja që ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal.” është shprehur vetë Deizi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.